Milani gati që të vazhdojë kontratën me talentin amerikan

Te Milani ka një kënaqësi të madhe me ndikimin e Kristian Pulishiçit, talentin amerikan që mbërriti në “Milanello” verën e kaluar nga Çellsi. Me blutë e Londrës, lojtari ishte ndalur në 9 gola sezonin e shkuar, ndërsa aktualin tashmë ka arritur në 13 gola, duke marrë parasysh të gjitha garat, shifra të cilave iu shton edhe 6 asiste për shokët e tij.

Siç u përmend, Milani është shumë i kënaqur me ndikimin e tij dhe vet Pulishiç përshkruhet nga “Corriere dello Sport” si i përfshirë veçanërisht në projektin e “kuqezinjve”. Me pak fjalë, deri më sot ka qenë një “martesë” më shumë se e suksesshme.

Aq e suksesshme, sa sipas gazetës, “Djalli” do të donte të ushtronte tashmë opsionin e zgjatjes automatike, i pranishëm në kontratën e yllit amerikan. Verën e kaluar ai nënshkroi deri më 2027, por klubi kuqezi ka mundësinë që në mënyrë të njëanshme ta zgjasë marrëveshjen deri në vitin 2028.

LEXO EDHE:

Back to top button