Numri 1 më i vjetër në botë, Gjokovic zbulon planet kryesore për 2024

Tenisti serb Novak Gjokoviç ka vendosur një tjetër rekord historik. Nga dita e sotme ai është “numri 1 në botë” më i vjetër në këtë sport. Në moshën 36 vjeç e 321 ditë, ai bëhet tenisti më i vjetër në moshë që qëndron në majën e renditjes botërore, duke thyer rekordin e Roxher Federer.

Në shkurt ai vendosi rekordin për numrin e javëve (378) të kaluara në krye të renditjes botërore, ndërsa sot, javët kanë arritur në 419. Serbi përgatitet të debutojë këtë javë në turneun Masters të Montekarlo, që e ka fituar dy herë në karrierën e tij, në vitet 2013 e 2015. Ky është turneu i parë në fushat me dhè për këtë vit, një sipërfaqe jo e lehtë për të.

“Pritshmëritë e mia nuk janë shumë të larta, duke marrë parasysh mënyrën se si kam luajtuar këtë vit dhe gjithashtu rezultatet jo aq të mëdha të arritura në Montekarlo në sezonet e mëparshme”, tha Gjokoviç.

 

“Kam disa ditë që po stërvitem në këtë sipërfaqe për t’u përshtatur fizikisht. Gjithmonë më ka pëlqyer të luaj këtu, ku dhe jetoj, ndaj e konsideroj atë një shtëpi. Të luash në një mjedis të njohur është një presion shtesë, por është edhe sfiduese. Gjithsesi, unë këtë vit synoj Olimpiadën më shumë se kudo”, tha Gjokoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button