Maks Verstapen jep sinjale pozitiv drejt Mercedesit dhe Toto Volfit

Pavarësisht armëpushimit te “Red Bull” dhe deklaratës që shefi Kristian Horner tha në Suzuka për të ardhmen e Maks Verstapenit, që më 100% do të qëndrojë te kjo makinë edhe vitin e ardhshëm, thashethemet për transferimin e mundshëm dhe sensacional të holandezit te “Mercedes”-i nuk shuhen.

Në konferencën për shtyp pas garës së sotme në Suzuka, ku holandezi triumfoi pa shumë mund, ai u pyet për mendimin e Toto Volfit. Shefi i Mercedesit e sheh Verstapenin si favoritin kryesor për fitimin e kampionatit botëror për pilotë.

“Kohët e fundit Toto është treguar shumë i sjellshëm dhe thotë shumë gjëra të bukura për mua. Dua të përballoj sezonin garë pas garë dhe ai është ende shumë i gjatë. Jam i sigurtë se do të ketë pista që mund të mos jenë aq të favorshme për ne”, tha Verstapeni.

Duket qartë se kohët e fundit marrëdhënia mes Volfit dhe Verstapenit është përmirësuar ndjeshëm, pasi shpesh ata kishin patur fërkime në të shkuarën, kur shefi i Mercedesit mbronte Luis Hamiltonin. Por tani ky i fundit ka vendosur të shkojë te Ferrari, sezonin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button