Osmani në debat me qytetarët: “Kushtetuta qytetare vs. Kushtetuta e Ohrit”

Osmani në debat me qytetarët: “Kushtetuta qytetare vs. Kushtetuta e Ohrit”

Kandidati për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, sot në Çarshinë e Shkupit, mbajti debat me qytetarët në lidhje me temën: “Kushtetuta qytetare vs. Kushtetuta e Ohrit”, shkruan Alsat.

Ai në këtë debat, sqaroi se nëse në shoqëritë multietnike, dominon demokracia e shumicës, atëherë keni majorizim, mbivotim, asimilim dhe pamundësi që komunitetet të kenë zërin e vet.

“E shoh se në diskursin publik edhe në fushatë zgjedhore është bërë pjesë e ofertave alternative, dhe mendoj që është mirë të diskutojmë të paraqesim qëndrimet tona se fushata zgjedhore është në fakt paraqitja e kontrastit para njerëzve të ofertave të ndryshme të cilët pastaj mund të marrin një vendim se çka është më e mirë. Kemi dëgjuar kohëve të fundit shumë debatin për kushtetutë qytetare të cilën fillimisht e ka nis me duke “E majta” e më pas edhe VMRO e pastaj edhe opozita shqiptare, me tezën se ndoshta është më mirë të hiqen komunitete nga Kushtetuta dhe të konstituohet një kushtetutë qytetare. E po ashtu tema e dytë që ka qenë shumë e aktive ishte të hiqet balanceri, për shkak që sipas tyre, ndikon në cilësinë e njerëzve nëpër institucione”, tha Osmani.

“Në shoqëritë multietnike nëse dominon demokracia e shumicës, atëherë keni majorizim, mbivotim, asimilim dhe pamundësi që komunitetet të kenë zërin e vet.  Unë e kam një tezë që ekziston një gjë e tillë si energji etnike, energji që rrjedhë nga veçoritë kulturore – etnike tradicionale të një grupi, dhe ajo as nuk zhduket as nuk formohet, vetëm kalon nga një anë në një anë tjetër. Kjo është e rëndësishme në vendin tonë, ka shumë autorë që kam lexuar që thonë se demokracia konsencuale është që demokracia është për të krijuar paqe, për të krijuar mundësi që komunitetet të kenë zërin e tyre, pra nuk ka qeveri të shumicës por ka qeveri të madhe të koalicionit të komuniteteve që përfaqësohen, etj. Marrëveshja e Ohrit, në një mënyrë ka transformuar shtetin nga demokraci e shumicës në demokraci konsensuale”, theksoi ai./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button