Bota përjetoi marsin më të ngrohtë në histori

Bota përjetoi marsin më të ngrohtë në histori

Bota përjetoi marsin më të ngrohtë. Shërbimi i Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian, nëpërmjet një raporti vlerësoi se ky ishte marsi më i ngrohtë në historinë botërore. Në fakt, secili nga 10 muajt e fundit u rendit si më i nxehti ndonjëherë, krahasuar me muajt korrespondues të viteve të mëparshme.

Nga prilli 2023 deri në mars 2024, temperatura mesatare globale ishte për 1.58 gradë Celsius mbi mesataren në periudhën para-industriale, nga viti 1850 deri më 1900. Shkaku kryesor i nxehtësisë së jashtëzakonshme ishin emetimet e gazrave serrë, dyoksidit të karbonit, metanit të prodhuar nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror. Faktorë të tjerë që i rritën temperaturat, përfshijnë El Ninon, fenomenin e motit që ngroh ujërat sipërfaqësore në Oqeanin Paqësor lindor.

LEXO EDHE:

Back to top button