Një gruaje britanike me 800 tatuazhe në trupin e saj është ndaluar nga kisha

Britanikja, nëna e shtatë fëmijëve, Melissa Sloan ka zbuluar se është ndaluar nga një kishë lokale për shkak të 800 tatuazheve të saj

Sloane, 46, nga Powys, Uells, kritikoi priftërinjtë që nuk e lejuan të merrte pjesë në shërbimin e kishës, raportoi Daily Mail.

Kjo nuk është hera e parë që nëna e shtatë fëmijëve thotë se është e përjashtuar nga shoqëria, pasi vitin e kaluar pranoi se nuk ishte ftuar kurrë në festat e Halloween-it, sepse, për ironi, ajo do t’i frikësonte të ftuarit.

Por dëbimi nga kisha ishte pika e fundit për gruan uellsiane, e cila pretendon se prifti i tha asaj se duhej të largohej sepse ajo po këndonte shumë me zë të lartë.

Sloane ishte aktive në këndimin e kishës dhe lutjet, por pretendon se ajo u dëbua nga kisha në mes të një shërbimi.

Ajo ka treguar për “Star” se të gjithë i kanë kthyer shpinën duke qeshur.

“Prifti më tha ‘duhet të ikësh’, por shumica qeshën me mua, asgjë e re. “Prifti duhet të jetë i keq për ta bërë këtë,” shtoi ajo.

Edhe pse ajo u dëbua nga kisha, Sloan ka ende një respekt të fortë për Jezu Krishtin dhe pretendon se ai nuk do ta kishte dënuar atë si njerëzit e zakonshëm.

Ajo pranoi se pamja e saj mund t’i befasojë njerëzit në shikim të parë.

Sloane ka qenë e papunë prej 20 vitesh për shkak të numrit ekstrem të tatuazheve në trupin e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button