“Mr Bean” akuzon serialin “Friends” për vjedhjen e një skene që na ka bërë të gjithëve të qeshim

Aktori Rowan Atkinson, i njohur si “Mr. Bean”, është një ndër personazhet më të dashur për publikun në mbarë botën Pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja, ai na ka bërë të gjithëve të qeshim dhe i ka bërë të gjithë për vete me rolet e tij. Madje, Atkinson mund të jetë kthyer në aktorin tuaj të preferuar për shkak të rolit si “Mr Bean”.

Me rastin e 30-vjetorit të këtij roli, Atkinson “ka hapur thesin” dhe ka rrëfyer gjëra që s’i kishte thënë më herët për publikun. Ndër të tjera, aktori ka akuzuar serialin e famshëm të viteve ’90, “Friends”, për vjedhjen e skenës me gjelin e detit.

Kjo skenë është luajtur në vitin 1992 tek “Mr Bean”, ndërsa tek “Friends” në vitin 1997.

Mirëpo, kjo skenë u përsërit nga Rowan Atkinson në vitin 1998, duke u bërë njerëzit të mendojnë se “versioni origjinal” i kësaj batute ishte ai i “Friends”.

“Nuk mund të vidhen shakatë. Ato duhet të frymëzojnë, por jo të vidhen”- është shprehur Atkinson.

Së fundmi, aktori ka trishtuar fansat pasi ka treguar se nuk i ka pëlqyer të luajë rolin e “Mr Bean”.

“Nuk më pëlqen shumë ta luaj. Pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe rraskapitëse dhe pres me padurim fundin e saj. “Duke bërë një serial televiziv të animuar, tani jemi në prag të krijimit të një filmi të animuar për Mr Bean, është më e lehtë për mua të interpretoj karakterin me zë sesa vizualisht”- ka thënë aktori.

Pra, ai ka lënë të kuptohet se në të ardhmen nuk do ta shohim më në rolin e famshëm të “Mr Bean”.

Për herë të parë, Atkinson u shfaq në publik me rolin si “Mr. Bean” në vitin 1990 dhe luajti 15 seri që u përhapën në mbarë botën dhe vazhdojnë të transmetohen herë pas here në ekran edhe në ditët e sotme.

LEXO EDHE:

Back to top button