Ushqime, kafe, çaj e muzikë – Si e festuan qytetarët sot 1 Majin

Ushqime, kafe, çaj e muzikë – Si e festuan qytetarët sot 1 Majin

Gazetare: Melihate Rustemi

Qindra njerëz vërshuan parqet e vendit për të kaluar festën e 1 majit, shkruan Alsat.

Në Parkun e Sarajit, disa përgatisnin ushqimet në skarë, disa kafe ose çaj ndërsa shumë të tjerë nën tingujt e daulles edhe kërcenin.

Qytetarët thanë se atmosfera ishte festive pavarësisht problemeve të shumta që hasën me parkimin e veturave.

“Ka shumë njerëz. Ka pas problem me parkingun”, tha një qytetar.

“Atmosferë, për ju ndoshta mirë është po për ne të moshuarit jo. Keni dal me shëtit nipin? Po, për nipin se kurrë nuk kisha dal. Dikur ishte ndryshe, natyra tjetër, populli tjetër, tash ka ndryshuar gjithçka”, u shpreh një qytetar tjetër.

Qytetarët kërkojnë që po parkingut, të zgjidhet edhe problemi me pastërtinë në park dhe më shumë lodra për fëmijë.

“Ne, në Saraj në rrugën kryesore e kemi lënë veturën. Me parkingun është shumë problem tash, shpresojmë që edhe ajo të përfundoj”, theksoi një qytetar.

“Duhet të ketë më shumë lodra për fëmijë edhe pastërti të ketë më shumë. Me parkingun shumë kemi pas problem. Veturën ku e lash tash, me nji parking, erdhi dhe më kërkoi para për parking”, tha një qytetar.

Më të lumtur ishin fëmijët të cilët të organizuar në grupe kalonin momentet të paharruara.

“Kemi ardhur me shokët, me kaluar mirë. Sa shoke jeni bë bashkë? Pesë gjashtë shokë. Çka keni marr me vete?  E kemi marr topin të luajmë futboll”, tha një fëmijë.

“Atmosfera është shumë e mirë, ka shumë njerëz. Çka keni planifiku, si do ta kaloni ditën? Me kalu mirë, si gjithë njerëzit. Do të luajmë me shokët futboll”, u shpreh një fëmijë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button