Zyrtarizohen të gjitha detajet e sfidës shekullore në mes Tajson Fjurit e Oleksandr Usyk

Historia e boksit do të shkruhet më 19 maj (sipas kohës tonë lokale) kur Tajson Fjuri dhe Oleksandr Usyk do të përplasen për titullin e padiskutueshëm në peshën e rëndë.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të jetë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda në epokën me katër rripa dhe gjithashtu do të etiketohet si luftëtari numër një në divizion.

Boksi është gati të kurorëzojë kampionin e tij të parë të padiskutueshëm botëror në peshën e rëndë që kur Lenoks Luis mposhti Ivander Holifilldin në 1999. Tifozët presin që të zhvillohet një betejë taktike drithëruese me Fjurin që godet fort që do të përballet kokë më kokë me Usykun e llogaritur edhe si të pakapshëm, por kush do të dalë fitimtar në atë që është lufta e parë e madhe për këtë shekull.

Lufta do të zhvillohet më 19 maj, në mesnatë sipas kohës sonë lokale,  në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite.

LEXO EDHE:

Back to top button