Digjet vetura e drejtorit të burgut të Idrizovës

Digjet vetura e drejtorit të burgut të Idrizovës

Mbrëmë, pas mesnate është djegur vetura zyrtare “Pasat” e Zoran Jovanovskit, drejtorit të burgut “Idrizovë”. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihail i Eftihij”, prapa shkollës ekonomike, në lagjen Kisela Voda të Shkupit.

“Me datë 15.05.2024 rreth orës 03:35 në Stacionin Policor Kisella Vodë në Shkup është raportuar se në rrethinën e Kisella Vodës është djegur automjeti i parkuar “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit në pronësi të Burgut të Idrizovës, e cila ka qenë e parkuar nga Z.J. Nga zjarri janë përfshirë një pjesë e fasadës së objektit dhe disa mjete në ballkonet e kateve të poshtme të ndërtesës. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button