Kosovë/ Regjistrimi i popullsisë është shtyrë deri më 24 maj
Kosovë/ Regjistrimi i popullsisë është shtyrë deri më 24 maj

Agjencia e Statistikave e Kosovës ka bërë të ditur se regjistrimi i popullsisë është shtyrë deri më 24 maj, duke dhënë detaje mbi planin e veprimit.
“Meqenëse regjistrimi i popullsisë në terren, sipas vendimin të qeverisë të datës 21 nëntor 2023 ishte deri më 17 maj 2024, bazuar në kërkesat e disa komunave dhe duke u bazuar në sistemin monitorues që ka ngritur Agjencia e Statistikave e Kosovës për ta monitoruar ecurinë e procesit, vlerësuam se mund të ketë individë, ekonomi familjare ose edhe ata që kanë refuzuar për momentin dhe kërkuam nga qeveria një shtyrje të afatit të regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Sipas këtij institucioni gjatë kësaj periudhe, regjistrimi do të bëhet në çdo zonë regjistruese fshat e komunë të Kosovës.