U krye: Nga sot vetëm X
U krye: Nga sot vetëm X

Rrjeti social Twitter definitivisht ka ndryshuar emrin, kështu që tani adresa e internetit do të jetë vetëm X, domethënë X.com. Këtë e ka konfirmuar pronari i kompanisë, Elon Musk.
“Tani janë të gjitha sistemet në X.com,” tha Musk në rrjetin social X.
All core systems are now on https://t.co/bOUOek5Cvy pic.twitter.com/cwWu3h2vzr
— Elon Musk (@elonmusk) May 17, 2024
Si kujtim, Musk bleu Twitter në vitin 2022 për 44 miliardë dollarë. Përveç pronësisë së rrjetit të famshëm social, Musk zotëron edhe programin Space X (i cili merret me eksplorimin e hapësirës), kompaninë Boring, Neuralink Corporation, Zip2, OpenAI, Tesla, SolarCity etj.