Detaje nga dasma që zbulojnë se martesa nuk do të zgjasë shumë

Detaje nga dasma që zbulojnë se martesa nuk do të zgjasë shumë

Një ekspert i marrëdhënieve tha se ka shumë “flamuj të kuq” në një martesë që mund të tregojnë nëse një martesë do të zgjasë.

Nëse po planifikoni të martoheni këtë vit, ka disa shenja që duhet t’i kushtoni vëmendje për të përcaktuar nëse martesa juaj do të zgjasë, thotë eksperti Anwar White për Business Insider.

1. Dhëndri i godet nuses një tortë në fytyrë

Për disa, është traditë që të porsamartuarit ta servirin tortën pas prerjes së tortës para se t’u shërbehet ëmbëlsira mysafirëve. White tha se çelësi është t’i kushtohet vëmendje mënyrës sesi çifti i qaset aktit.

“Nëse është dashuri, nëse është më përkëdhelëse, kjo është një gjë”, thotë White. Nëse dhëndri i godet nuses një tortë në fytyrë, ajo mund të fshehë “agresion të thellë” dhe se ai është rehat duke poshtëruar partneren e tij.

“Nëse dhëndri është i gatshëm ta bëjë këtë përpara miqve dhe familjes tuaj, nuk mund ta imagjinoj se çfarë është i gatshëm të bëjë në privatësinë e shtëpisë tuaj”, tha White.

2. Përqendrimi i vëmendjes tek vetja

“Kur shoh dikë që fokusohet tek vetja, më bën të kuptoj se ai person po përpiqet ta bëjë dasmën një shfaqje për veten e tij, jo për martesën”, tha White.

3. Dasma e madhe

Disa nga martesat më të suksesshme që White ka parë të fillojnë me një firmë të thjeshtë në një rrogoz ose një festë më të rastësishme.

Në të kundërt, tha ai, disa nga çiftet më pak të suksesshëm kishin dasma të mëdha që dukeshin më shumë si spektakle sesa festime autentike dashurie.

4. Fjalimet nga familjarët

Njerëzit që mbajnë fjalime martese do t’i kushtojnë shumicën e komenteve të tyre personit në çift që e njohin më mirë, tha White. Por diku në fjalim, shtoi White, të paktën duhet përmendur personi i dytë.

Nëse folësi fokusohet vetëm tek personi më i afërt, tha ai, kjo mund të nënkuptojë një nga dy gjërat: “Së pari, ata nuk e pëlqejnë personin tjetër,” tha ai.

“Ata i përmbahen mantrës së vjetër nëse nuk ke asgjë të mirë për të thënë, mos thuaj asgjë. Ose së dyti, ata nuk e njohin mjaft mirë tjetrin”, shtoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button