KB “Bora” pas Rrezart Memedit, firmos edhe me Jetmir Zeqirin

Klubi i Basketbollit “Bora”, që u bë pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll për sezonin 2024/2025, nuk ka të ndalur me përforcime. Pasi siguruan shërbimet e basketbollistit Rrezart Memedi, “Bora” tashmë ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje edhe me Jetmir Zeqirin.
Zeqiri edicionin që lamë pas ishte paraqitur nën urdhrat e trajnerit Rami Hadar tek Peja, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Prishtinës.
Ai do të synojë që përvojën e tij ta sjell tek “Bora”, që sipas të gjitha gjasave nuk do të ndalet më kaq.
“Arrihet marrëveshja dyvjeçare me lojtarin e suksesshëm Jetmir Zeqiri!
Jetmiri sezonën e kaluar ishte pjesë e skuadrës KB Peja Mirësevjen Jetmir!
Së bashku drejt sukseseve të reja!”, thuhet në njoftimin e KB “Bora”.