Silvinjo: Italia është shqetësimi ynë më i madh

Në prag të miqësores së fundit ndaj Azerbajxhanit, në konferencën për shtyp, trajneri Silvinjo është pyetur rreth listës përfundimtare të “Euro 2024”.

“Lojtarët tanë kanë bërë një rrugëtim të shkëlqyeshëm deri më sot. Çdo ditë është shumë e rëndësishme për stafin dhe grupin. Të gjithë janë tepër të karikuar për Euro 2024. Nesër do të vendosim për listën përfundimtare. Nëse do të kemi ndonjë dëmtim, UEFA do të na lejojë të bëjmë një ndryshim, por shpresoj që kjo të mos ndodhë. Ne do të përgatitemi dhe do të punojmë fortë për këtë turne, shpresoj të mos jemi të detyruar për të kryer ndryshime në listën përfundimtare”, është shprehur Sylvinjo.

 

Gjatë një konference për shtyp nga Austria, aty ku kombëtarja po zhvillon fazën përgatitore, Sylvinho u shpreh se të luash kundër Italisë, është një motivim shumë i madh.

“Fakti që luajmë me Italinë, karikimi është 100 përqind, motivimi është shumë i madh. Mendoj që fakti që luajmë me Italinë, të jep të gjithë motivimin e duhur. E dimë shumë mirë që Italia ka një fanelë të rëndë, për ne është e rëndësishme të përgatitemi mirë. Të gjitha energjitë tona duhet të foksuet te ndeshjet tona. Jemi 100 përqind të foksuar te Europiani. Nuk jam aspak i shqetësuar për pjesën e kontratës, kemi përpara një turne shumë të bukur. I gjithë ky rrugëtim ka qenë mjaft i bukur. Për momentin jemi të foksuar vetëm te Europiani, më pas do të diskutojmë”, theksoi Sylvinho

 

A jami kënaqur për formën e lojtarëve që po luajnë aktualisht dhe a do të ndryshoja diçka për përgatitjet?

“Lojtarët po luajnë shumë mirë të gjithë, janë duke bërë maksimumin e tyre. Po shkojmë të marrim pjesë në një turne prestigjoz, dhe ne duhet të shkojmë për të marrë më të mirën. Unë jam shumë i kënaqur me përgatitjen e lojtarëve, kemi disa ditë që po punojmë nga Tirana dhe në Austri. Lojtarët i kam parë të karikuar, të motivuar për në Gjermani. Ne kemi pasur mundësinë që të përgatitemi sa më mirë në prag të Europianit dhe kemi parë lojtarë tepër të karikuar,” potencoi Silvinjo.

 

Shqetësimi më i madh në Europian?

“Italia, këta më shqetësojnë më shumë. Janë një skuadër shumë e fortë. Por është një turne që ka një dinamikë shumë të madhe. Kemi ende disa ditë deri në atë sfidë të 15 qershorit.

Dua të shoh fillimisht pjesën defensive ndaj Azerbajxhanit. Duhet t’i shohim të gjitha në këto miqësore. Duhet të shohim se ku jemi dhe do të na ndihmojë për të parë se ku jemi”,

LEXO EDHE:

Back to top button