Luleshtrydhet mbajnë titullin e frutave më të pista: A i lani vetëm me ujë?

Luleshtrydhet mbajnë titullin e frutave më të pista: A i lani vetëm me ujë?

Edhe pse të gjithë i duam, luleshtrydhet konsiderohen si fruti më i ndotur, sepse për to përdoren shumë pesticide, të cilat më pas mbeten në sipërfaqe dhe vetëm uji nuk mjafton për larje të plotë.

Luleshtrydhet janë një frut i bukur i stinës dhe janë pjesë e shumë recetave të shijshme që ne i duam. Por fatkeqësisht ato përmbajnë më së shumti gjurmë të pesticideve që përdoren për kultivimin e tyre.

Manaferrat shpesh përmbajnë nivele të larta të pesticideve, sepse shumë kimikate përdoren për t’i mbrojtur ato nga dëmtuesit dhe sëmundjet. Luleshtrydhet janë të vështira për t’u pastruar sepse kanë një shtresë të jashtme të hollë që qërohet lehtë. Për shkak të kësaj, pesticidet mund të depërtojnë lehtësisht brenda frutave dhe më pas është e pamundur t’i largoni ato.

Prandaj duhet pasur kujdes që nëse ndonjë frut shtypet pak, të hidhet poshtë. Mundohuni të gjeni luleshtrydhe që janë rritur në mënyrë organike me pak ose aspak pesticide.

Mënyra më e mirë për të larë luleshtrydhet është të përdorni sodë buke ose uthull.

Kështu për shembull, ju mund të zhytni frutat në uthull. Fillimisht lani duart me sapun për njëzet sekonda, më pas vendosni uthull në një enë dhe shtoni luleshtrydhet. Lërini të qëndrojnë në tas për disa minuta. Hidhni ujin, më pas lani sërish luleshtrydhet dhe thajini.

Sode buke

Hulumtimet kanë treguar se soda e bukës mund të largojë bakteret dhe pesticidet.

Ja si ta përdorni kur lani luleshtrydhet:

Lani duart për të hequr mikrobet. Vendosni luleshtrydhet në një tas, në të cilin do të shtoni një lugë çaji sodë buke dhe dy gota ujë të ftohtë. Lërini luleshtrydhet në tasin me ujë për të paktën 12 minuta. Në të njëjtën kohë, mund t’i pastroni me një furçë.

I kullojmë dhe i lajmë sërish.

LEXO EDHE:

Back to top button