Njerëzit që kanë motra janë më të lumtur
Njerëzit që kanë motra janë më të lumtur

Njerëzit që kanë motra janë më të hapur dhe më të aksesueshëm në komunikim dhe nuk është problem për ta të ndajnë ndjenjat e tyre. Ata janë gjithashtu më optimistë dhe më të lumtur, sugjeron një studim i ri.
Shkencëtarët nga Universiteti De Montfort në Leicester, Angli dhe Universiteti i Ulsterit i Irlandës së Veriut anketuan më shumë se 570 njerëz midis moshës 17 dhe 25 vjeç. Atyre iu drejtuan pyetje psikologjike për tema të ndryshme, përfshirë shëndetin mendor.
Një nga drejtuesit e hulumtimit, profesori Tony Cassidy, beson se motrat si individë shpesh bashkojnë familjen, ndërsa vëllezërit kanë efekt të kundërt.
– Kjo për faktin se meshkujt kanë një prirje të natyrshme që të mos flasin për çështje të caktuara personale, ndërsa femrat e inkurajojnë atë. Rezultatet janë sigurisht – shëndet më i mirë mendor dhe një jetë më e lumtur, shton Prof. Cassidy.