Kilian Mbape: Kemi ardhur në Gjermani për histori dhe titullin

Kilian Mbape, sulmuesi dhe kapiteni i kombëtares franceze, si dhe kampion bote në vitin 2018 me “gjelat”, së fundmi shkaktoi një tërmet në bilancet e botës së futbollit me transferimin e tij nga PSZH te Real Madridi, si lojtar i lirë. Gjithsesi, për momentin e ka radhën Kampionati Europian dhe kampioni 25-vjeçar synon të përfitojë.

“Ne kemi ardhur në Gjermani për të bërë histori. Kjo është puna jonë. Jemi gati, të uritur për sukses dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ne mund të bëjmë diçka të mirë për vendin tonë nëse e sjellim trofeun në shtëpi. Do të duhet të kapërcejmë fazë pas etape. Fillimisht duhet të kemi një fazë të mire në grupe, pastaj të shohim”, tha francezi për “Sport Bild”.

 

Franca është në grup kundër Austrisë, Holandës dhe Polonisë, por “gjelat” konsiderohen favoritë.

 

“Ne kemi një ekip shumë të fortë, të gjithë e dinë këtë. Kampionati Europian është një kompeticion shumë i vështirë, si taktikisht ashtu edhe për nga intensiteti i lojës. Të gjitha skuadrat e njohin njëri-tjetrin praktikisht. Kjo e bën shumë të vështirë edhe ne e kemi përjetuar këtë në vitin 2021”.

 

Mbappe do të udhëheqë Francën në një event të madh për herë të parë, ndaj ai shpreh emocionet që mban shiritin e kapitenit.

“Është një ëndërr të jesh në gjendje të përfaqësosh Francën. Dhe është një nder i madh për mua të drejtoj ekipin si kapiten,” tha në fund Mbape.

LEXO EDHE:

Back to top button