Xhamal: Duhet të kemi më pak luhatje, ja çfarë duhet ndryshuar sezonin e ri

Te Barcelona ka nisur një revolucion, ku pas largimit të trajnerit Çavi në detyrë është emëruar Hansi Flik. Një ndryshim që ka befasuar disi talentin spanjoll Lamine Xhamal, që ka mbetur i habitur me situatën e krijuar te klubi i tij kohët e fundit.

“Ishte një moment shumë i çuditshëm. Fillimisht u largua, pastaj qëndroi… Ishte e çuditshme, sepse kishim parë të njëjtën gjë si ju. Shumë i trishtuar sepse për mua ai ishte trajneri i parë elitar që kam pasur ndonjëherë, por këto gjëra ndodhin në futboll,” tha mes tjerash sulmuesi i ri për “Mundo Deportivo”.

Xhamal u ndal edhe te trajneri gjerman.

“Nuk e njoh shumë dhe nuk kam biseduar me të. Ai ka një lojë mjaft sulmuese, mjaft të drejtpërdrejtë. Unë jam vërtet i sigurt. Mendoj se do të bisedojmë kur të kthehem dhe do të flasim pak për të ardhmen”.

Sulmuesi i ri e di edhe se çfarë i duhet Barçës për të përmirësuar sezonin e ardhshëm.

“Ne duhet të kemi më pak luhatje, siç kemi pasur herë pas here këtë sezon që sapo u mbyll. Pasi të shënojmë një gol duhet të shënojmë të tjerë, e jo të pësojmë. Duhet të ruajmë të njëjtin ritëm nga një pjesë loje në tjetrën, Kjo është e vetmja gjë që duhet të përmirësojmë, sepse nga mendoj se mund të konkurrojmë dhe fitojmë me çdo ekip në botë”, tha nw fund Xhamal.

LEXO EDHE:

Back to top button