De La Fuente: Shqipëria di të të “lëndojë” nëse shpërqëndrohesh

Është padyshim grupi më spektakolar i këtij Evropiani, të paktën në letër. Grupi B i Euro 2024, ku bëjnë pjesë Italia, Spanja, Kroacia dhe Shqipëria pritet të dhurojë emocione të forta për futbolldashësit, duke filluar që nga pasditja e 15 qershorit, me sfidën e parë të këtij grupi, Spanjë-Kroaci e për të vijuar me super përballjen, Itali-Shqipëri, në orën 21:00.
“Është grupi më i vështirë i Evropianit, por prandaj jemi këtu, për t’i mposhtur më të mirët dhe më të fortët. Do të provojmë mundësitë tona. Me Italinë dhe Kroacinë jemi ndeshur në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve.. Kroatët kanë ndryshuar më pak se ne dhe Italia, duke filluar nga trajneri. Vitet kalojnë për lojtarët e tyre të rëndësishëm, por ata kanë një ndjenjë të thellë patriotike. Gjithmonë arrijnë të gjejnë një kohezion dhe harmoni fantastike në Kombëtare. Është mbresëlënëse që një vend aq i vogël arrin të prodhojë futbollistë të nivelit të lartë.
Dhe kujdes Shqipërinë, një skuadër ndoshta e panjohur nga publiku i gjerë, por me lojtarë të vlefshëm dhe një trajner që i ka dhënë skuadrës një stil dinamik dhe agresiv. Shqiptarët luajnë futboll të mirë, ata do të lëndojnë këdo që do të shpërqendrohet ndaj tyre”, u shpreh trajneri I Spanjës.