Zgjedhjet në MB: Keir Starmer flet për “epokën e re të shpresës”, Rishi Sunak i frikësohet humbjes

Zgjedhjet në MB: Keir Starmer flet për “epokën e re të shpresës”, Rishi Sunak i frikësohet humbjes

Sondazhet përfundimtare parashikojnë fitore të paprecedentë të laburistëve

Keir Starmer foli për një “epokë të re shprese dhe mundësish” teksa miliona njerëz u përgatitën për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme që mund të sjellin tronditje të madhe të politikës britanike, shkroi The Guardian.

Udhëheqësi laburist tha se ai është “gati për qeveri”.

Me aleatët më të afërt të kryeministrit aktual Rishi Sunak që duket se e pranojnë humbjen për konservatorët dhe sondazhet përfundimtare të opinionit që parashikojnë fitore të paprecedentë të laburistëve, Starmer tha se shpresonte se Mbretëria e Bashkuar do të hynte në një kapitull të ri.

Në ditën e fundit të një fushate të ashpër gjashtë-javore, Guardianit iu tha se Sunak u kishte thënë anëtarëve të besuar të rrethit të tij të brendshëm se kishte frikë se do ta humbasë postin e tij.

Sunak e kaloi ditën e fundit të fushatës në vendet e sigurta të konservatorëve në jug të Anglisë.

Fitorja e laburistëve në zgjedhjet e sotme do t’i jepte fund mbizotërimit 14-vjeçar të Partisë Konservatore në MB.

LEXO EDHE:

Back to top button