Iranianët votojnë për ta zgjedhur presidentin e ri

Iranianët votojnë për ta zgjedhur presidentin e ri

Iranianët kanë filluar të votojnë në balotazhin presidencial, pasi asnjë kandidat nuk ia doli të fitojë mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur president i ri në rundin e parë të zgjedhjeve më 28 qershor, kur dalja në zgjedhje shënoi rënie rekorde. Votimi mbahet në një kohë kur iranianët po përballen me mungesë të lirisë, me kushte të këqija të jetesës dhe me një ekonomi të dobësuar.

Në këto zgjedhjet, të cilat u thirrën për shkak të vdekjes së Ebrahim Raisit nga rrëzimi i helikopterit muajin e kaluar, iranianët duhet të zgjedhin mes reformistit dhe ligjvënësit veteran, Pezeshkian, dhe ish-negociatorit për çështje bërthamore, konservatorit Jalili.

Rezultati i zgjedhjeve nuk ka gjasa të sjellë ndryshime të mëdha politike, por mund të ketë ndikim në pasuesin e Khameneit, 85-vjeçarit që është lider suprem i vendit prej vitit 1989. Në Iran, lideri suprem e ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore dhe presidenti nuk ka pushtet në shumë çështje të rëndësishme.

LEXO EDHE:

Back to top button