I dënuar për blerje votash, mandati i Fredi Belerit shpallet i pavlefshëm nga KQZ

I dënuar për blerje votash, mandati i Fredi Belerit shpallet i pavlefshëm nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për mandatin e Fredi Belerit, i cili u zgjodh në 14 maj në krye të bashkisë së Himarës në Shqipëri, por dy ditë para rezultatit, ai u arrestua për blerje votash.

KQZ pas shqyrtimit të çështjes ka marrë vendimin që Fredi Beleri e humbet mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Tashmë Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Beleri, kreu korrupsion në zgjedhjet lokale të 2023, nga të cilat u zgjodh kryebashkiak i Himarës.

Por gjatë 13 muajve në paraburgim ky mandat nuk u bë funksional pasi ai nuk u betua. Gjykata e Apelit të Posaçëm e gjeti fajtor 52-vjeçarin duke lënë në fuqi dënimi dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

LEXO EDHE:

Back to top button