“SHKUPI LEXON KADARENË” Në vend të një homazhi
"SHKUPI LEXON KADARENË" Në vend të një homazhi

Në Teatrin Shqiptar të Shkupit në orën 20.00 të hënën , më datë 8 korrik do të mbahet mbrëmje homazhi për të kujtuar Ismail Kadarenë, njofton Alsat.mk
“Shkupi lexon” sigurisht ju kujton poeten tashmë të ndjerë Lindita Ahmeti. Me qëllimin e vazhdimësisë së atyre ngjarjeve të bukura dhe prezencës morale të poetes tonë ftoheni në një mbrëmje homazhi nga Lindita Ahmeti për Ismail Kadarenë.
Për Kadarenë dhe veprën e tij do të flasin: Prof. dr Luljeta Isaku, Prof. dr Agim Leka , prof.dr Vjollcë Berisha, Nazim Rashidi dhe Xhemazije Rizvani.
Për pjesën muzikore do të kujdesen : sopranoja Besarta Murtezani dhe kitaristi Jetmir Mehmedi. Disenjarot i afishes është Ngadhnjim Mehmedi. Teatri Shqiptar i Shkupit do t’ia shtoj begatinë mbrëmjes duke na u bashkangjitur aktorët e këtij teatri me leximin e poezive të Kadaresë.
Hyrja është e lirë për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e mbrëmjes ku kryefjala do të jetë Kadareja. Ejani në teatër të flasim, të lexojmë, dhe të dëgjojmë për Kadarenë!