Ja sa zjarre aktive janë në vend
Ja sa zjarre aktive janë në vend

Qendra e Menaxhimit të Krizave njofton se mëngjesin e sotëm se në 24 orët e fundit 13 vatra zjarri janë aktive, nga gjithsej 28 zjarre në ambiente.
Zjarret janë aktive në komunat Çashkë (2), Veles, Rosoman, Studeniçan, Shtip (2), Makedonski Brod (2), Probishtip, Manastir, Prilep dhe Dollnen.
Në malin Serta sot në mëngjes është me mjegull dhe nuk mund të shihet nëse, ku dhe sa po djeg zjarri i cili shpërtheu të mërkurën e kaluar, tha drejtori i QKM-së Stojançe Angellov, i cili ndodhet aty, duke njoftuar për më vonë.