Intelektualët shqiptarë kërkojnë akademi/ Kasami: Komunat do ta financojnë akademinë

Intelektualët shqiptarë kërkojnë akademi/ Kasami: Komunat do ta financojnë akademinë

Krerët e komunave pjesë e koalicionit VLEN njoftuan sot hapat e parë në drejtim të institucionalizimit të Akademisë së shqiptarëve për shkencë dhe art. Kreu i Tetovës Kasami tha se në fazën e parë Akademia do të financohet nga komunat, ndërsa në të ardhmen nga buxheti i shtetit. Profesorët shqiptarë kritikuan Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë se i mban dyert të mbyllura për to prandaj kërkojnë mbështetjen e shtetit për hulumtimet e tyre shkencore.

“Ne po ndërmarrim hapat e parë institucionalizimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art. Në fazën fillestare kjo nismë do të financohet nga komunat, më pas do të punojmë drejt sigurimit të mbështetjes shtetërore duke e bërë këtë Akademi një institucion të qëndrueshëm dhe të financuar në mënyrë të duhur”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

“Një pjesë e profesorëve këtu janë që MANU i ka refuzuar. Mua personalisht më ka refuzuar dy herë. Pra, ne kemi kërkuar të hapen dyert atje, nuk janë hapur. Informatat tona janë se vetëm 1% e punëtorëve që punojnë në MANU dhe akademikëve janë shqiptarë… nga komunat kërkojmë dhe ja po e realizojnë premtimin e tyre që të kemi ne financim publik dhe autorizime publike për punën e hulumtimit shkencor”, tha Hasan Jashari, profesor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button