LSDM: Për arratisjen e Blerim Ramadanit janë përfshirë persona të MPB-së

LSDM: Për arratisjen e Blerim Ramadanit janë përfshirë persona të MPB-së

LSDM-ja opozitare sot sërish akuzon se në arratisjen e Blerim Ramadanit janë përfshirë edhe persona të MPB-së, për çka pohojnë se është organizuar nga zyrtarë të lartë në polici dhe institucione të tjera. Nga atje edhe një herë kërkuan nga Prokuroria që të mos hesht dhe të hapë menjëherë hetimet, duke theksuar se PTHP-ja duhet t’i publikojë menjëherë pamjet nga pika kufitare Bllacë për të parë se si Ramadani ka ikur në Kosovë.

“Nëse nuk bëhet hetim i plotë, hetim thelbësor dhe i pavarur, do të jetë e qartë se edhe autoritetet edhe prokuroria kanë vendosur ta mbrojnë MPB-në dhe Toshkovskin nga përgjegjësia, për t’i mbrojtur të gjithë të tjerët të përfshirë në këtë rast, pra porositësit dhe ato që kanë dhënë urdhëra. Ministri Toshkovski të japë dorëheqje dhe të shkarkojë të gjithë ata që i ka emëruar në kufirin me Kosovën, duke filluar nga Naim Ramuka. Vetëm atëherë do të ketë kushte për hetim të pavarur pa presion. Kërkojmë deklasifikimin dhe publikimin e menjëhershëm të pamjeve nga pika kufitare Bllacë. Të shohin qytetarët se cila është e vërteta, kush është sherifi i kufirit. Prokuroria dhe autoritetet hetimore mund t’i kontrollojnë shumë lehtë përmes kamerave dhe përmes sistemit të kontrollit të pasagjerëve në kufi”, tha Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së.

LEXO EDHE:

Back to top button