VIDEO: Pse stjuardesat përshëndesin pasagjerët teksa hipin në aeroplan: Nuk ka të bëjë vetëm me mirësinë

Stjuardesa Ioana Iashim zbuloi në rrjetet sociale pse përshëndet pasagjerët teksa hyjnë në avion dhe nuk bëhet fjalë vetëm për mirësi.

Stjuardesa Ioana Iashim zbuloi në rrjetet sociale pse përshëndet pasagjerët teksa hyjnë në avion dhe nuk bëhet fjalë vetëm për mirësi.

Gjegjësisht, gjatë përshëndetjes, stjuardesat në të njëjtën kohë analizojnë pasagjerët për të përcaktuar nëse dikush është shumë i dehur apo shumë i sëmurë për të udhëtuar.

@ioanaiachim Did you know? #fyp #cabincrew #cabincrewlife #airbus #flightattendant #flightattendantlife #crewlife #iamwizzcrew #fy #foryou #flightattendanthairstyles #dayinmylife #cabincrewhairstyle #CapCut ♬ Apple – Charli xcx

Ky klip i Ioana-s ka më shumë se tre milionë shikime në TikTok dhe pothuajse 200,000 pëlqime, dhe shumë përdorues të TikTok thonë se nuk e kishin menduar kurrë atë që tha Ioana.

“Mendova se isha thjesht e lezetshme për ta”, “Jam pak i habitur nga ky informacion”, “Që tani duhet të jemi më të kujdesshëm”, ishin disa nga komentet nën video.

Mirëpo, së fundmi një tjetër stjuardesë, e cila në rrjetet sociale prezantohet si “zonja Miva”, ka theksuar se ka edhe një arsye tjetër pse ajo përshëndet pasagjerët. Gjegjësisht, ajo thotë se duke përshëndetur stjuardesat përpiqen të vlerësojnë nëse pasagjerët janë në gjendje të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast të një situate emergjente.

 

LEXO EDHE:

Back to top button