FOTO | Catherine Zeta-Jones mbushi 55 vjeç, Michael Douglas 80 në të njëjtën ditë

FOTO | Catherine Zeta-Jones mbushi 55 vjeç, Michael Douglas 80 në të njëjtën ditë

Michael Douglas festoi dje 80-vjetorin e lindjes dhe në të njëjtën ditë lindi gruaja e tij, aktorja Catherine Zeta-Jones, e cila mbushi 55 vjeç. Për gëzimin e fansave të tyre, aktorja e ka uruar bashkëshortin e saj për ditëlindjen në një mënyrë të pazakontë. Gjegjësisht, ajo ka publikuar në Instagramin e saj një fotografi bardh e zi nga rinia në të cilën pozon tërësisht e zhveshur.

“Me një kostum ditëlindjeje!” Pas më shumë se 25 vitesh që ndaja ditëlindjet me burrin tim, po më mbaronin idetë për dhurata. Kjo dhuratë është opsioni i dytë, topat e golfit janë të parët”, ka shkruar ajo krahas një fotoje ku shfaqet e zhveshur në tualet para pasqyrës.

Para kësaj, ajo ndau një foto të përbashkët në të cilën aktori puth Catherine në faqe. “Gëzuar ditëlindjen për mua dhe Michael. Ja ku jemi në ditëlindjen tonë 25 vjet më parë. Të dua me gjithë zemër”, ka shkruar ajo.

Këtë vit ata festojnë 24 vjet martesë të suksesshme. Historia e tyre e dashurisë filloi në një festival filmi në Francë. Ata u martuan në nëntor 2000 në Hotel Plaza në Nju Jork. Dasma e tyre luksoze, ku morën pjesë shumë aktorë, politikanë, madje edhe pjesëtarë të fisnikërisë britanike, u shpall dasma e vitit.

Çifti ka dy fëmijë së bashku, djalin 24-vjeçar Dylan dhe vajzën 21-vjeçare Keris.

LEXO EDHE:

Back to top button