LSDM: 100 ditë arsyetime, skandale e dëshpërim

LSDM: 100 ditë arsyetime, skandale e dëshpërim

LSDM përmes një komunikate thotë se 100 ditët e para të qeverisjes së Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së kaluan me arsyetime, skandale, dëshpërim, premtime të parealizuara dhe kthim mbrapa. “Deri më tani nuk ka pasur qeveri me përshtypje kaq të keqe të qeverisjes. Nëse dita shihet nga mëngjesi, edhe më keq i pret qytetarët me Mickoskin dhe VMRO-në. Kjo është qeveria më e paaftë që nga pavarësia e vendit deri më sot”, reagon LSDM. Sipas opozitës maqedonase pushteti dëshpëroi qytetarët, më së shumti me faktin se premtimet para zgjedhjeve i zëvendësoi me arsyetime se përse nuk do t’i realizojë. Një ndër to sipas LSDM-së është premtime në fushën e ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve dhe në vend të masave për uljen e çmimeve po rrezikohet standardi i qytetarëve. Opozita maqedonase thotë se për shkak të siç e quan paaftësisë së pushtetit të Mickoskit është rrezikuar edhe siguria e qytetarëve me 10 vrasje dhe tentime për vrasje, gjuajtje në rrugë e djegien e makinave. LSDM akuzon pushtetit edhe për paaftësi në menaxhimin e situatës me zjarret. Ndër kritikat e shumta të LSDM-së drejtuar qeverisjes 100 ditëshe është edhe integrimi. Kjo parti thotë se pushteti arriti të ndërpresë negociatat me BE-në dhe ta fus vendin në qorrsokak. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button