Edon Zhegrova: Ditë historike për ne, krenar me ekipin dhe tifozët

Edon Zhegrova zhvilloi një paraqitje fantastike ndaj Realit, në triumfin historik 1-0, që skuadra e Lilës, regjistroi ndaj kampionëve në fuqi të Real Madridit.

Ylli shqiptar i Kosovës, u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” nga komisioni teknik i UEFA-s, duke spikatur me klasin dhe talentin e tij.

Zhegrova ishte një nga lojtarët më të spikatur të sfidës, duke i hapur probleme të mëdha në krahun e djathtë madrilenëve. Zhegrova fitoi edhe penalltinë, e shndërruar në gol nga francezët.

“Ditë historike për ne. Jam shumë krenar për ekipin. Jam shumë i lumtur për fitoren. I falënderoj të gjithë tifozët për përkrahjen e madhe”, ka thënë Zhegrova në një video të postuar nga Lille.

 

Në një ndeshje ku luanin Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, nuk është gjë e vogël.

LEXO EDHE:

Back to top button