Ohër/ Vazhdojnë bastisjet nëpër disa objekte gastronomike dhe klube të natës, dyshohet për lëndë narkotike dhe organizimin e stript klubeve
Ohër/ Vazhdojnë bastisjet nëpër disa objekte gastronomike dhe klube të natës, dyshohet për lëndë narkotike dhe organizimin e stript klubeve

Në Ohër po vazhdojnë bastisjet nëpër disa objekte gastronomike dhe klube të natës mbi dyshimet për shitjen e lëndëve narkotike dhe organizimin e stript klubeve në kundërshtim me ligjin, shkruan Alsat.
Policia ka kontrolluar disa lokacione, por nuk dihet akoma për persona të arrestuar apo të ndaluar.
Sipas informacioneve paraprake në njërin nga stript klubet që ndodhet në bulevardin “Turistiçka” janë gjetur shtetase të huaja të angazhuara në atë klub.
Policia ka njoftuar se gjatë ditës do të dalë me informacione më të detajuara./ Alsat.mk