Server i përgjigjet letrës së Ahmetit
Server i përgjigjet letrës së Ahmetit

Letrën që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ua dërgoi liderëve rajonal dhe ndërkombëtar, e ka komentuar ish-diplomati amerikan njëherazi edhe profesor në “Xhon Hopkins” në Uashington, Daniel Server.
Ai tregon se e ka marrë një letër nga Ahmeti, qëllimi i së cilës, siç thotë Server, është të gjenerojë veprime nga SHBA dhe BE.
Sa i përket gjuhës shqipe Server thotë se nuk ka asnjë dilemë pasi është e rregulluar qartë me Marrëveshjen e Ohrit dhe kjo nuk duhet vënë në dyshim.
“Nuk kam asnjë dilemë për çështjen e gjuhës. Marrëveshja e Ohrit është e qartë për këtë temë. Ajo kërkon që çdo gjuhë e folur nga më shumë se 20% e popullsisë të jetë bashkë-zyrtare me maqedonishten. Nuk e kuptoj se si mund ta vësh në dyshim këtë detyrim pa krijuar më shumë probleme sesa Maqedonia e Veriut tashmë ka. Kjo ishte një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së paqes të vitit 2001. Është e rëndësishme të ruhet” thotë ish-diplomati Server.
Sa i përket çështjes së përkatësisë etnike në punësime, Server në “peacefare.net” tha kjo ka për qëllim dominimin aktual të maqedonasve në pozitat e larta qeveritare që siç tha, ka shumë shqiptarë që janë me të përgatitur dhe më të kualifikuar se pala maqedonase, ku përmendi zotërimin e dy gjuhëve që sipas tij, kjo duhet të merret parasysh nga qeveria.
Çështjen e tretë, që është përfaqësimi i drejtë ne qeveri dhe në lidhje me ankesën e VMRO-së se maqedonasve u janë marrë pozitat, Server e quan më shumë ankesë politike sesa ligjore apo kushtetuese që Server nuk e mohon se, fituesit e zgjedhjeve u përpoqën të dobësojnë praninë e shqiptarëve në pozitat udhëheqëse.