Harris dhe Trump japin argumentet përfundimtare në fushatën zgjedhore
Harris dhe Trump japin argumentet përfundimtare në fushatën zgjedhore

Duke folur në Uashington një javë para ditës së zgjedhjeve presidenciale, nënpresidentja amerikane dhe kandidatje demokrate për zgjedhjet e 5 nëntorit, Kamala Harris, e dha atë që fushata e saj e quajti “mesazh përmbyllës”. Harrisi u zotua se do të jetë “presidente për krejt amerikanët”, ndërsa e quajti kundërshtarin e vet republikan “të paqëndrueshëm, të fiksuar pas hakmarrjes dhe të pakontrollueshëm”. Ndërkohë kandidati republikan, ish-presidenti Donald Tramp tha se Harrisi është ajo që ka përhapur urrejtje dhe përçarje, duke thënë se ajo ka kryer “një fushatë urrejtjeje”. Më shumë se 50 milionë njerëz kanë hedhur tashmë votat e tyre para kohe, ose me postë, vetëm një javë para ditës së zgjedhjeve dhe sondazhet tregojnë se gara do të jetë jashtëzakonisht e ngushtë. Harris dhe Tramp dallojnë në një sërë çështjesh, nga mbështetja për Ukrainën dhe aleancën ushtarake të NATO-s, deri te emigracioni, të drejtat e abortit dhe taksat mbi të pasurit. Një sondazh nga Reuters-Ipsos tregoi se epërsia e Harris kishte rënë në vetëm 44 për qind, krahasuar me 43 për qind për Tramp ndër votuesit e regjistruar.
“Amerika, për një kohë të gjatë është konsumuar me shumë ndarje, kaos dhe mosbesim të ndërsjellë. Nuk duhet të jetë kështu. Është koha që të ndalojmë së drejtuari gishtat dhe të fillojmë të mbyllim krahët. Amerika dhe unë jemi gati të ofrojmë këtë udhëheqje si presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Kamala Harris, nënpresidentë amerikane.
“Sot, ata po transportojnë njerëz me autobusë. E dini, ata janë në një vend në Uashington dhe po udhëtojnë me autobusë. Të gjithë ata transportojnë njerëz sepse nuk mund të bënin që dikush të shkojë për ta. Të gjithë jeni këtu”, tha Donald Tramp, ish president amerikan. /Alsat.mk