A e dini se të martuarit janë dy herë më të lumtur se të tjerët?!

A e dini se të martuarit janë dy herë më të lumtur se të tjerët?!

Hulumtimet zbulojnë se njerëzit e martuar janë dy herë më të lumtur se të tjerët, dhe beqarët, të divorcuarit dhe të vejat/ve janë më të prirur ndaj depresionit. Shkencëtarët argumentojnë se çiftet e martuara gëzojnë përfitimet e stabilitetit, mbështetjes dhe fluksit shtesë të parave në marrëdhëniet e tyre.

Në hulumtim, ekspertët përfshinë të dhëna nga 107,000 njerëz nga shtatë vende për të hetuar efektin që martesa ka në lumturinë. Autorët e studimit ndoqën njerëzit në Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Irlandë, Korenë e Jugut, Kinë dhe Indonezi për 4 deri në 18 vjet, duke zbuluar se njerëzit që ishin të divorcuar ose të ndarë kishin një rrezik 99 për qind më të lartë për të shfaqur shenja depresioni.

Sipas hulumtimit, njerëzit e pamartuar që jetonin në vendet perëndimore kishin një rrezik më të lartë të depresionit sesa ata në vendet lindore.

Ata zbuluan se kishte një shans 86 për qind më të lartë për depresion tek njerëzit që nuk ishin të martuar në krahasim me ata që ishin të martuar. Për të vejat/vejusha, përqindja është 64 për qind, për beqarët 79 për qind dhe për të divorcuarit – 99 për qind. Gjithashtu, hulumtimi tregoi se më të palumturit në mesin e këtyre grupeve janë burrat dhe personat me arsim të lartë.

“Përfitimet shëndetësore të martesës mund të përfshijnë rritjen e aksesit në burimet ekonomike, shkëmbimin e mbështetjes sociale dhe ndikimin reciprok pozitiv që bashkëshortët kanë tek njëri-tjetri”, tha autori i studimit Dr. Kuikui Wang.

– Hulumtimi ynë ka treguar se meshkujt që janë beqarë ose të divorcuar shfaqin një rrezik më të lartë të zhvillimit të simptomave të depresionit. Një shpjegim i mundshëm për këtë është se gratë në përgjithësi kanë mbështetje më të madhe dhe më të fortë mjedisore sesa burrat. “Analiza jonë tregon se njerëzit e pamartuar mund të jenë në rrezik më të madh të depresionit dhe çdo përpjekje për të zbutur këtë rrezik duhet të marrë parasysh rolin e kontekstit kulturor, gjinisë, edukimit dhe përdorimit të substancave,” tha Kefeng Li nga Universiteti Politeknik i Macau.

LEXO EDHE:

Back to top button