Sulmuesi nga Uruguai, Diego Forlan humb sfidën e parë në … tenis!

Të gjithë e kujtojmë Diego Forlanin si një futbollist klasi, i cili ishte golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës në 2006, dhe luajti me sukses për Interin, Man. Junajtedin, Atletiko Madridin. Sulmuesi nga Uruguai, i cili tashmë është 45 vjeç, vendosi të vazhdojë karrierën e tij sportive si tenist.
Pakkush e di se deri në moshën 16-vjeçare ka luajtur futboll dhe tenis në të njëjtën kohë dhe ky sport nuk është i huaj për të. Kështu, në kategorinë e tenistëve mbi 40 vjeç, ai dhe partneri i tij, Federiko Koria, humbën 6:2 dhe 6:1 nga dyshja e Boris Arias dhe Federik Zeballos në turneun “ATP Challenge” në Montevideo.
Sigurisht që ndeshja në të cilën u shfaq Forlani shkaktoi shumë vëmendje, por për të bërë diçka më shumë në tenis, siç ishte me futbollin, është e qartë se do t’i duhet të punojë shumë më tepër.