Biden miraton furnizimin e Ukrainës me mina
Biden miraton furnizimin e Ukrainës me mina

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden ka miratuar furnizimin e Ukrainës me mina kundër këmbësorisë, tha një zyrtar amerikan. Ky shihet si një hap që mund t’i ndihmojë Ukrainës ta ndalë përparimin e forcave ruse në lindje të vendit, posaçërisht nëse minat përdoren bashkë me municionet e tjera nga Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara presin që Ukraina t’i përdorë minat në tokën e vet, edhe pse ka kërkuar që ato të mos përdoren në pjesët e banuara me civilë, tha zyrtari. Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën me mina kundërtanke gjatë gjithë luftës së saj me Rusinë, por shtimi i minave kundër këmbësorisë ka për qëllim frenimin e përparimit të këmbësorisë ruse, theksoi zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti. Një ditë më parë Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan Bajden, ia tha në ditën e 1.000-të të luftës. /Alsat.mk