Nejmari me apartament luksoz në Arabinë Saudite, kushton vetëm… 50 mln euro?!

Braziliani Nejmar është kthyer në kryelajm, por kësaj here jo për një paraqitje të tij të jashtëzakonshme në fushë. I shkatërruar nga lëndimet gjatë përvojës së tij të pafat tek Al-Hilal, ish-ylli i Barcelonës dhe PSZH-së nuk ka ndërmend të ndalojë së luajturi. Pavarësisht zërave për rikthimin e tij të mundshëm në Brazil, sulmuesi nga vendi i Sambës ka vendosur të blejë një apartament të mrekullueshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Një investim emocionues. Ndërsa pret të zgjidhë dyshimet për të ardhmen e tij, Nejmar ka blerë një apartament në kompleksin ekskluziv të “Bugatti Residences”. Kampioni brazilian, i cili mund merr pagë javore prej 2.5 milionë paund, ka zgjedhur të blejë një shtëpi me vlerë 43 milionë paund, që është e barabartë me rreth 50 milionë euro.
Ky është një apartament nën çati, me ashensor privat në derën e përparme, me pishinë dhe pamje direkte nga qendra e Dubait. Madje ka ashensor edhe për supermakinën e tij, kështu që i siguron çdo lloj rehatie. Apartamenti luksoz është frymëzuar nga peizazhi i ofruar nga Riviera Franceze, siç konfirmohet nga ndërtuesi Binghatti, i cili e njeh strukturën në mënyrë të përsosur.
Shpenzime të çmendura për Nejmarin, i cili disa javë më parë kishte blerë tokë buzë detit në Miami për 20.5 milionë paund, duke nxitur zërat për transferimin e tij të mundshëm tek Inter Majami i Dejvid Bekamit, ku do të takohej me Lionel Mesin dhe Luis Suarezin.