Nxënësit e Manastirit po bëjnë përgatitjet e fundit për Ditën e Alfabetit
Nxënësit e Manastirit po bëjnë përgatitjet e fundit për Ditën e Alfabetit
Gazetar: Avni Tahiri
“Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël sa e gjerë, sa e lehtë sa e d lirë, sa e bukur sa e lehtë.”
Këto vargje të recituar janë nga nxënësit shqiptarë në Manastir të cilët i takuam duke bërë përgatitjet e fundit të recitimeve të cilat do t’i prezantojnë para mësuesve dhe prindërve në ditën e alfabetit të gjuhës shqipe, 22 nëntor.
“Gjuha shqipe është e rëndësishme apo? Po. E donë t’i gjuhën shqipe? Po, shumë. T’i e donë gjuhën shqipe? Po. Flet shqip gjithë kohën? Po.“
Nga klasa e parë deri në të nëntën, në shkollën fillore “Goce Delçev” në Manastir, mësojnë rreth 200 nxënës shqiptar. Edhe pse edhe në këtë shkollë numri i nxënësve ulet çdo vit për shkak të largimit nga shteti, siç ndodh në shumë shkolla tjera të vendit, mësuesit janë ata të cilët mbajnë gjallë shkronjat shqipe në Manastir.
“Jam mësuese në qëndrim ditor, nxënësit vinë i bëjnë detyrat dhe mvsojnë vjersha, argëtohen, luajmë jashtë dhe tani bëhen gati për festat e nëntorit. Më thuaj sa nxënës ka e gjithë shkolla? Afër 200 nxënës shqiptar.”
“Mundohemi çdoherë të ua kujtojmë alfabetin, të ua mësojmë vjershat dhe më kryesorja të mësojnë të shkruajnë, të lexojnë dhe të mos e harrojnë gjuhën sepse gjuha dhe shkrimi e mban popullin”, tha Jeta Selimi Fejzullahi, mësuese.
Për festën e alfabetit, drejtoresha e kësaj shkolle Natasha Stavrevska, tha se nxënësit janë përkushtuar shumë dhe për nderë të kësaj feste do të ketë edhe manifestim në ditën e 22 nëntorit.
“Po bëhemi gati me nxënësit edhe me ata më të vegjlit por edhe me ata më të rriturit, veç më kishim disa aktivitete por kemi edhe aktivitete tjera deri në fund të kësaj jave por edhe javës tjetër. Nxënësit e mësimit lëndor së bashku me nxënësit e dy gjuhëve amë, vizituan shtëpinë muze të gjuhës shqipe dhe tani kemi aktivitete të ngjashme me nxënësit tjerë”, u shpreh Natasha Stavrevska – Drejtore e Shkollës fillore “Goce Delçev”.
Muaji nëntor është muaji kur më së shumti kujtohet Manastiri dhe vizitohet edhe shtëpia ku u mbajt Kongresi i Manastirit në nga 14 deri më 22 nëntor 1908. Kjo datë shënon ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Nga qyteti i Manastirit, fëmijët shqiptar uruan edhe festen e alfabetit të gjuhës shqipe.
Nxënësit “Rroftë besa dhe liria, rroftë drita dhe dituria. Urime 22 nëntorin.”
“Nuk ka urim më të bukur se nga Manastiri për festen e 22 nëntorit. Urime të gjithëve”, uron Avni Tahiri, gazetar. /Alsat.mk