MPB: Për tetë muaj, u shënuan 34 viktima dhe 863 të lënduar më pak

MPB në një njoftim thekson se siguria në rrugë nuk matet vetëm përmes numrit të sanksioneve të shqiptuara, por mbi të gjitha përmes numrit të jetëve të shpëtuara dhe tragjedive të parandaluara. Të dhënat nga evidencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë se gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026 është arritur një përmirësim i konsiderueshëm i gjendjes së sigurisë në qarkullimin rrugor.

“Në periudhën janar–gusht 2025, në aksidente rrugore jetën e humbën 96 persona, ndërsa në po këtë periudhë të vitit 2026 humbën jetën 62 persona. Kjo do të thotë 34 persona më pak të vdekur, përkatësisht një ulje prej 35,42%”.

LEXO EDHE:

Back to top button