Nafta mbi 100 dollarë përsëri: pasiguria mbi Ngushticën e Hormuzit trondit tregun

Çmimet e naftës u rritën pas pesë ditësh radhazi rënieje, ndërsa tregjet u vunë nën ndikimin e pasigurisë mbi rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Nafta bruto Brent u rrit mbi 101 dollarë për fuçi, ndërsa nafta WTI amerikane u rrit mbi 92 dollarë, pas pesë seancash radhazi rënieje. Një faktor kyç që ndikon në çmimet mbetet pasiguria nëse dhe kur do të arrihet një marrëveshje zyrtare për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar të naftës në botë.

Një faktor shtesë në treg janë tensionet diplomatike mbi Iranin. Presidenti iranian Masoud Pezizkian, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha se Teherani mbetet i hapur për dialog, por nuk do të pranojë negociata nën presion. Nga ana tjetër, Arabia Saudite po përgatitet të riaktivizojë eksportet e naftës përmes tubacionit Lindje-Perëndim, gjë që mund të lehtësojë pjesërisht ndërprerjen e transportit nëse kufizimet përmes Ngushticës së Hormuzit vazhdojnë – shkruan Politika.

Në Shtetet e Bashkuara, rezervat e naftës bruto u rritën me 2.969 milionë fuçi javën e kaluar, duke arritur në 426.4 milionë fuçi, sipas Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë (EIA).

Lëvizjet e çmimeve në periudhën e ardhshme do të varen kryesisht nga zhvillimi i situatës rreth Ngushticës së Hormuzit dhe nëse do të sigurohet transporti i qëndrueshëm i naftës së papërpunuar.

LEXO EDHE:

Back to top button