Ançeloti me mesazh për tifozët: Ne do jemi në finale të Munihut!

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançelotti ka dhënë një intervistë për “El Larguero” ku ka folur për mundësitë që ka skuadra e tij në Ligën e Kampionëve, këtë edicion.

Real Madridi pësoi një tjetër humbje në Ligën e Kampionëve, ku gjatë kësaj jave u mposht në “Anfield” ndaj Liverpulit. Megjithatë, trajneri italian beson se skuadra e tij spanjolle do të shkojë deri në finale.

“Mbajeni mend, ky Real Madridi, do të shkojë deri në finale të Ligës së Kampionëve në Mynih. Ne do të jemi atje”, ishte mesazhi i Ançelotit.

Real Madridi në Ligën e Kampionëve është në pozitën e 24-të me gjashtë pikë të grumbulluara në pesë ndeshje./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button