Transportuesit privatë nuk qarkullojnë as sot, pritet vendimi i Këshillit të Qytetit të Shkupit
Transportuesit privatë nuk qarkullojnë as sot, pritet vendimi i Këshillit të Qytetit të Shkupit
Transportuesit privatë as sot (29 nëntor) nuk do të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit, ndërsa shpresojnë që nga e hëna të përfshihen në komunikacion. Pas takimit të djeshëm me këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, në të cilën në seancë të jashtëzakonshme të Këshillit u dakordua që të vendoset që të rritet çmimi për kilometrin e kaluar nga 70 në 100 denarë, transportuesit deklaruan se heqin dorë nga bllokadat që i kishin paralajmëruar më herët, duke e vlerësuar si të shkëlqyer propozimin e VMRO-DPMNE-së.
“Duhet të koordinohemi me kompanitë tona, ju e dini që jemi të rraskapitur financiarisht. Ne duhet të shohim nëse fondet do të paguhen, do të marrim një vendim që kur të fillojmë të vozisim. Shpresoj që nga e hëna në vend të bllokadave do të jemi në rrugët e Shkupit dhe do të jemi në shërbim të qytetit të Shkupit”, tha Jovica Zafirovski si përfaqësues i transportuesve privatë.
Transporti publik urban dje ishte sërish në fokus të publikut pasi kompanitë private njoftuan se nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për rritjen e çmimit për kilometër, nga e hëna do të bllokojnë rrugët.
Ata në shenjë revolte i kanë fikur autobusët nga qarkullimi për shkak se kërkesa e tyre për rritje të çmimit për kilometër nuk ishte në rend dite të seancës së Këshillit të Qytetit të Shkupit.