Pas dështimit në Këshill, Komisioni voton njëzëri 60 emra rrugësh

Pasi një ditë më parë dështoi votimi në Këshillin komunal të Tetovës propozimi i opozitës që përmbante mbi 60 emra rrugësh, Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve sot mbajti mbledhjen e paralajmëruar. Sipas kreut të komisionit Albi Qamili, janë verifikuar 60 emrat e parë nga lista prej 600 propozimesh që arritën në këshillin komunal nga debatet e më parme.

Në mbledhjen e sotme të komisionit, po ashtu është kërkuar që të hartohet edhe një plan dinamik për mbledhjet e radhës, me të cilin do të përshpejtohen mbledhjet e këtij komisioni, me qëllim që, deri në fund të shtatorit, çështja e emrave të rrugëve dhe sheshit të Tetovës, të dërgohet për miratim në qeveri. Propozimet e sotme prej 60 emrash të personaliteteve shqiptare, maqedonase dhe ndërkombëtare, janë votuar unanimisht nga ana e të gjithë anëtarëve të komisionit.

LEXO EDHE:

Back to top button