Transporti publik në Shkup ndryshon orarin nga 1 shtatori
Me fillimin e vitit të ri shkollor, transporti publik në Shkup do të kthehet në regjimin dimëror të trafikut nga 1 shtatori.
Ndërmarrja Qarkulluese Publike, Shkup informon se zbatimi i orarit dimëror në linjat urbane dhe periferike fillon më 1 shtator 2026. Kompania u bën thirrje pasagjerëve që të kontrollojnë oraret e nisjeve të linjave që përdorin në kohën e duhur, veçanërisht për shkak të rritjes së pritur të numrit të pasagjerëve me fillimin e vitit shkollor dhe përfundimin e pushimeve vjetore.
Oraret aktuale për linjat e qytetit dhe periferike janë të disponueshme në faqen zyrtare të internetit të Ndërmarrja Qarkulluese (Transportuese) Publike, Shkup , ku pasagjerët mund të kontrollojnë oraret e nisjes për secilën linjë.
Me orarin e ri dimëror, përfundon regjimi veror, i cili gjatë korrikut dhe gushtit parashikonte një numër të reduktuar nisjesh në disa linja.








