MPB: 16 shoferë privohen nga liria në 24 orë, 9 prej tyre pa patentë
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 16 shoferë për shkak të “drejtimit të pakujdesshëm të automjetit”thuhet në njoftimin e MPB-së.
“Prej të ndaluarve, nëntë persona drejtonin automjet pa e dhënë provimin e vozitjes: katër në Shkup dhe nga një në Prilep, Gjevgjeli, Bogdanc, Veles dhe Bogovinë. Nën ndikimin e alkoolit kanë drejtuar nga një person në Manastir, Makedonska Kamenicë, Kërçovë dhe Kavadar. Ndërkaq, nga një shofer në Makedonski Brod dhe Veles drejtonin automjetin përkundër masës së shqiptuar të ndalimit për drejtimin e mjetit motorik. Është privuar nga liria edhe një shtetas i Suedisë, i cili në autostradën A-1 drejtonte me shpejtësi dy herë më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse”, njoftoi MPB.
MPB u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin e vozitjes, ose nëse kanë masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit.








