Policia Financiare godet një kompani, dyshohet për dëmtim miliona denarësh të shtetit
Policia Financiare ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kallëzim penal kundër tre personave, menaxherë dhe pronarë të një kompanie, si dhe kundër vetë kompanisë. Ata dyshohen për veprën penale “Shmangie të tatimit”.
Sipas kallëzimit, në prill të vitit 2024, të dyshuarit organizuan shitjen e një linje për prodhimin e kabllove, në vlerë mbi 14 milionë denarë, të cilën nuk e regjistruan në kontabilitet. Një pjesë të të ardhurave e përvetësuan për vete, ndërsa një pjesë tjetër e realizuan përmes një automjeti dhe kabllove, që gjithashtu nuk u evidentuan. Të dyshuarit nuk llogaritën dhe nuk paguan tatimet përkatëse. Me këto veprime, sipas Policisë Financiare, Buxheti i Maqedonisë së Veriut u dëmtua me mbi 4,6 milionë denarë.








