Dënim me kusht për Tatjana Dimitrovskën, Gjykata liron të pandehurën e tretë
Gjykata e shpalli Dimitrovskën fajtore për zbulimin e sekreteve zyrtare, për të cilin u dënua me tetë muaj burg, si dhe për falsifikim kompjuterik, për të cilin u dënua me gjashtë muaj burg. Për të dyja krimet, u shqiptua një dënim i vetëm prej një viti burg, i cili nuk do të vuajë nëse Dimitrovska nuk kryen një krim të ri në tre vitet e ardhshme.
Në të njëjtin rast, Gjykata e shpalli auditorin Mile Stolevski fajtor për krimin e falsifikimit kompjuterik. Atij iu shqiptua një masë alternative e dënimit me kusht, që është një dënim me burg prej gjashtë muajsh nëse nuk kryen një krim të ri brenda dy viteve. E pandehura e tretë, Biljana Petrovska-Manteva, u lirua nga akuzat, pasi Prokuroria nuk arriti të provonte përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se ajo kreu krimin e zbulimit të një sekreti zyrtar. /Alsat.mk








