Prokuroria Publike nis hetim kundër Gani Tushës i cili dyshohet për vrasjen e Orhan Bajramit – Okit
Prokuroria Publike nis hetim kundër të Gani Tushës i cili dyshohet për vrasjen e Orhan Bajramit – Okit

Prokuroria Publike në Shkup nis hetim kundër Gani Tushës, i cili dyshohet për vrasjen e Orhan Bajramit – Okit, në korrik të vitit të kaluar në Hanioti të Greqisë. Sipas prokurorisë i dyshuari 33-vjeçar së bashku me një person tjetër ende të panjohur për organet e rendit, me paramendim e kanë privuar nga jeta të ndjerin Orhan Bajrami dhe kanë rrezikuar edhe jetët e katër personave të tjerë. “I dyshuari dhe bashkëpunëtori i tij, të maskuar, kanë mbërritur në kompleksin turistik ku ishte vendosur viktima dhe i janë afruar derës së hapur të ballkonit të pasmë. I dyshuari ka qëlluar me armë zjarri –duke shkrepur 11 plumba, ndërsa bashkëpunëtori i tij ka qëlluar me një pistoletë të të njëjtit kalibër edhe 8 plumba drejt të dëmtuarve. Nga plumbat, tre kanë goditur trupin e të ndjerit, duke i shkaktuar lëndime fatale”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një shtetas të Maqedonisë për të cilin nuk ka mundësi ekstradimi, mbi bazën e instrumenteve për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, autoritetet greke ia transferuan ndjekjen penale Prokurorisë Themelore Publike në Shkup. Prokurori publik i ka dorëzuar Gjykatës Themelore Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. Tusha për momentin vuan dënim me burg për vepër tjetër penale. /Alsat.mk