Mexhiti: Punimet për vendparkimet në sheshin “Skenderbeu” do të fillojnë në prill të vitit të ardhshëm
Mexhiti: Punimet për vendparkimet në sheshin “Skenderbeu” do të fillojnë në prill të vitit të ardhshëm
Zëvendëskryeministri i parë I Qeverisë, Izet Mexhiti thotë se punimet për vendparkimet në sheshin “Skenderbeu” do të fillojnë në prill të vitit të ardhshëm, ndërsa njëkohësisht po punohet edhe për vënien në funksion të parkingut nëntokësor afër Kalasë që siç theksoi Mexhiti, tashmë 30 vite nuk është në funksion për shkak se muzeu dhe institucionet tjera përreth e kanë shndërruar në depo. Ky venparkim ka kapacitet për 100 vetura dhe bashkë me vendparkimet në shesh, do të ketë rreth 500 vendparkime të reja, me çka, siç tha ai, do të zgjidhet problemi kryesorë i Çarshisë.
“Projekti kryesorë është I gatshëm, pritet të jepet leja e ndërtimit, të hapet procedura e tenderimit. Besoj që në vitin 2025, deri nga prilli, do të fillojnë punimet për ndërtimin e fazës së 3-të, e cila është një vlerë prej dikund 20 milion euro, e cila do të sigurojë 400 vendparkime dhe bashkë me ato 100 tjera, janë 500 vendparkime dhe dukshëm zgjedhin problemin kryesor të Çarshisë së Vjetër, do ta bëjë më të lehtë qarkullimin e njerëzve, turistëve, më atraktiv dhe në të njejtën kohë do të finalizohet sheshi Skenderbe, me përmasa përafërsisht sa Sheshi I Tiranës, ose pak më I madh”, tha Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër I parë.